Mirësevini në webfaqen e Doni Ing

Kompania Doni Ing, është kompani e specializuar në rregullimin/ sanimin e problemeve teknike me makineri të rënda sidomos ato të prodhuesve Deutz dhe Liebherr. Me punë në teren ka filluar qysh në vitin 2004, me klient e kompani në numër më të vogël, ku pronari i tanishëm i kompanisë z. Avdiu është angazhuar si individ duke ofruar shërbime profesionale.

Me rritjen e kërkesave nga klient individ e kompani, z. Avdiu vazhdon angazhimin me vite të tëra. E me vonë me rastet e shumta të suksesshme të klientëve të kënaqur, z. Avdiu hapi kompaninë Doni Ing dhe krijoi kontakte e bashkëpunim zyrtar, me prodhuesit e njohur Liebherr dhe Deutz. Kompania ka shtrirje të veprimtarisë në Kosove dhe Shqipëri. Këtu duke përfshirë numër të madh të kompanive të industrive të shumta që zakonisht punojnë me makineri të rënde, mirëpo duke mos u kufizuar vetëm në to.

Shumica e punëve në terren, realizohen në bashkëpunim me kompani të shumta në Kosovë dhe Shqipëri. Bashkëpunim të suksesshëm gjithashtu ka pasur edhe me punë me KFOR-in në Kosovë dhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Doni Ing, synon që të vazhdojë frymën e suksesshme të bashkepunimit me klientet aktual në Kosovë dhe Shqipëri, e gjithashtu edhe me kompanitë bashkëpunuese Liebherr, Deutz dhe Rexroth Bosch Group. Objektivat e kompanisë janë që të zgjerohet si me staf profesional ashtu edhe në hapesirat që mbulon.

0
0
0

Çdo klient është i rëndesishëm dhe urgjent për ne.

Na kontaktoni për problemet teknike apo për të caktuar termine në terren.

Adresa

Doni Ing
Rr. Feronikeli, 13 000 Gllogoc, Republika e Kosovës
Tel. Kosovë: +383(0)44 719 208
Tel. Shqipëri: +355(0)69 324 3312
Tel. Gjermani: +49 172 154 6867

Orari i punës

Hëne-Premtë 8:30 am deri 5:00 pm
Shtunë 9:30 am deri 4:00 pm
Diele Mbyllur

Kërkesa emergjente

+383(0)44 719 208

Rrjete Sociale